×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA, vendi i parë në botë ku numri i viktimave nga koronavirusi kalon 2 mijë në ditë

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 11:32

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë vendi i parë në Botë i cili kalon shifrën record të mbi 2 mijë të vdekurve me koronavirus në një ditë.


    Shifrat e publikuara nga Universiteti “John Hopkins” tregon se 2 108 persona humbën jetën në 24 orët e fundit ndërsa më shumë se gjysmë milionë qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

    Shumë shpejt SHBA do të kalojë dhe Italinë sa I takon shifrave të viktimave nga koronavirusi. Italia është në vendin e parë në botë me më shumë viktima nga kjo pandemic.

    Ekspertët e grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë Covid-19 thonë se shpërthimi po fillon të qëndrojë në një nivel në të gjithë SHBA.

    Doktor Deborah Birx tha se këto janë shenjë e mirë, dhe se shpërthimi është stabilizues, por paralajmëroi: “Sado inkurajuese janë, ne nuk kemi arritur endi kulmin”.

    Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se pret shifra më të ulëta të viktimave sesa parashikimi, 100 mijë të vdekur, duke shtuar: Po shikojmë shenja të mira që strategjia jonë aggressive po shpëton jetë të panumërta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!