×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi i mori jetën 103 mijë personave në botë, mbi 1,7 milion të infektuar

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 14:17

    COVID-19 ka shkaktuar 103,257 viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.7 milionë qytetarë.


    Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

    Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

    Deri tani 378,838 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19

    Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, me mbi 500 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

    Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 18,849, ndërkohë 16,081 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 13,215 në Francë.

    SHBA ka shënuar rreth 19 mijë të vdekur dhe vetëm në New York janë 5,820.

    Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 8,974 të vdekur dhe 74,605 të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!