×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia bëhet pishmanë: “Nuk bëmë sa duhet për marrjen e masave ndaj COVID-19”

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 20:07

    Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, kryeministri suedez ka pranuar se nuk ka bërë sa duhet për marrjen e masave në kohë.


    Suedia është ende një nga vendet me kufizimet më të pakta, nuk ka asnjë bllokim, baret dhe restorantet janë të hapura, si dhe shumica e bizneseve.

    “Duket qartë për ne që nuk kemi bërë sa duhet,” i tha kryeministri Stefan Lofven për kanalin TV SVt, përballë rritjes së rasteve me 9 685 të infektuar dhe 870 viktimave nga COVID-19.

    Numri i të vdekurve në Suedi është shumë më i lartë sesa në vendet fqinje si Danimarka (247) dhe Norvegjia (113) që futën kufizimet në muajin mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!