Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme, si pjesë e planit të lehtësimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit, duke qenë se numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.
Ndërkohë që masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj.
Danimarka deri tani raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 viktimash, ndërkohë që shifrat kanë regjistruar një stabilizim në ditët e fundit.
Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht. “Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.