Në luftën kundër pandemisë së COVID-19, e gjithë bota duhet të bashkohet në një kundër këtij armiku të padukshëm.
ShBA tashmë është një prej kontinenteve më të prekura në të gjithë globin ku shifrat rriten me ritme shumë të shpejta nga dita në ditë.
Momentalisht New Yorku është shteti më i prekur në ShBA. Disa mjekë nga spitali i Boston u bënë bashkë për të ndihmuar kolegët e tyre në New York në formë simbolike.
Ata mblodhën një shumë parash e më pas blenë ushqime e më pas ua dërguan dy spitaleve që kanë numrin më të madh të të infektuarve në New York.
“Ne kishim këtë ndjenjën që duhet të bënim diçka për ata. Me përhapjen e kësaj pandemie shumë qytetarë në dërgonin ne ushqime. Kjo na kujtoi edhe njëherë se sa e vështirë është situate që po kalojmë. Ndaj menduam të bëjmë një gjë të tillë edhe për kolegët tanë në New York i cili është dhe vendi më i prekur. Duhet të jemi të gjithë sëbashku” – shprehet Lisa MacGregor për CNN, mjeke në spitalin e Boston-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.