Kryeministri britanik, Boris Johnson është lëshuar nga spitali, ku u trajtua për coronavirus dhe tani do të vazhdojë të pushojë në shtëpi, derisa gjendja e tij të jetë plotësisht nën kontroll.
Doëning Street ka konfirmuar se ai është liruar nga spitali, por se nuk do të kthehet menjëherë në detyrë, transmeton Telegrafi.
“Me këshillën e stafit mjekësor, kryeministri Johnson nuk do të fillojë menjëherë punën, pasi për një kohë i duhet të pushojë. Ai i ka falënderuar mjekët për ndihmën, ndërsa mendimet e tij janë me ata që janë të prekur nga kjo sëmundje”, thuhet në raportin e kryeministrisë.
Fillimisht, kryeministri britanik ishte pranuar në spital më pesë prill, me disa simptoma të coronavirusit, ndërsa brenda disa ditësh është nevojitur të trajtohej në kujdes intensiv, për shkak të gjendjes së rënduar.
Derisa Johnson i ka falënderuar stafin shëndetësorë që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij kanë bërë të ditur se ai ka pasur gjendje shumë të rëndë dhe mund të vdiste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.