×
  • Lajme
  • Botë

    Turqi: Qytetarët nuk respektuan rregullat e distancimit social, dorëhiqet Ministri i Brendshëm

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 9:09

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen, pasi rregullat e distancimit social nuk u zbatuan në pjesën më të madhe të Turqisë.


    “Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”, shkroi Soylu në Twitter.

    Soylu, i cili ka mbajtur postin që nga gushti i vitit 2016, tha se skenat që ndodhën pikërisht pas shpalljes së orës policore të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë zbatimin e qetë të politikës.

    Kur ora policore dy-ditore në 31 provinca, u vendos të fillonte në mesnatë, turmat u tubuan në shumë dyqane dhe furra buke për të blerë mallra në minutën e fundit, por shpesh u shkelën rregullat e distancimit social me të cilën synohet të parandalohet përhapja e koronavirusit.

    “Unë nuk duhet të kisha shkaktuar skena të tilla në këtë incident, përgjegjësia e të cilës na takon neve”, tha Soylu, duke shtuar se ora policore kishte për qëllim të ndihmojë në përhapjen e koronavirusit.

    Zbatimi i orës policore hyri në fuqi të premten në mesnatë për 48 orë në 31 provinca. Ora policore është zbatuar kryesisht nga 63 milionë njerëz që jetojnë në këto provinca, nga gjithsej 82 milionë banorë të Turqisë.

    Deri më tani në Turqi janë shënuar 1,198 viktima nga koronavirusi dhe janë infektuar 56,956 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!