Kjo e hënë në Tiranë ka nisur si një ditë e zakonshme për qytetarët.
Zgjerimi i orarit të lëvizjeve ka bërë që të rëndohet edhe qarkullimi në rrugët e Tiranës.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se fluksi i automjeteve dhe i këmbësorëve është i lartë.
“Këmbësorët janë të shumtë, ku shumë prej tyre nuk kanë as autorizim për të lëvizur. Për këtë arsye drejtuesit e lartë të policisë i kanë kërkuar vartësve që të intensifikojnë kontrollet për personat që thyejnë rregullat dhe karantinën”, raporton gazetari Bajraktaraj.
Nga dita e sotme, ka nisur lehtësimi i fashës së orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara. Fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.