×
  • Lajme
  • Lajme

    Fiks 1 muaj pasi u konfirmuan rastet e para, vendoset Porta dezinfektuese në QKUK

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 14:44

    Më 13 mars Kosova konfirmoi dy të prekurit e parë me coronavirus, duke nisur edhe trajtimin e tyre në Klinikën Infektive në QKUK. Që nga ajo ditë, në këtë klinikë janë shtrirë dhjetëra persona.


    Mirëpo, përvec masave të thjeshta të higjienës, në oborrin e QKUK-së vazhdonte normaliteti, dhe ecnin qindra e mijëra persona, shkruan Reporteri.net.

    E sot, më 13 prill, është vendosur një Portë në të cilën mund të dezinfektohen ata që lëvizin brenda oborrit të QKUK-së.

    Porta është vendosur para ambulancës për Coronavirus, më saktësisht në oborrin e Klinikës Infektive, ku janë shtrirë dhjetëra pacientë.

    Sidoqoftë, e para që e vendosi një Portë të tillë ka qenë Komuna e Mitrovicës, pas së cilës u vendos edhe në Tiranë e janë paralajmëruar edhe për Prishtinë.

    Ndryshe, në Kosovë coronavirusi ka shënuar rritje, duke u regjistruar 79 raste vetëm ditën e djeshme. Në tërësi, në Kosovë janë 362 të infektuar, 59 të shëruar dhe 7 të vdekur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!