×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, po detyron ministrin Vitia të marrë vendim anti-kushtetues

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 23:11

    Vendimin për masat e reja për parandalimin e coronavirusit, ku qytetarët mund të lëvizin veç 90 minuta gjatë ditë e quan antikushtetues, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.


    Ky i fundit thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë. Pasi dështuan plotësisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, qeveria zgjodhi mbajtjen e pushtetit duke shkelur kushtetutën, në vend se të marrin masat e duhura për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve të saj.

    Shkelja e kushtetutës për herë të dytë me të njëjtin vendim është e papranueshme. Një gjë e tillë, në këtë kohë të rrezikshme e vitale për shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë e pranueshme e as e tolerueshme.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3114705368551343

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!