×
  • Lajme
  • Botë

    Lajm fantastik: Brenda pak ditësh, në Angli fillon testimi i një vaksine kundër Coronavirusit

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 23:21
    Foto: Ilustrim

    Sot agjencia italiane ‘ANSA’ publikoi lajmin se një vaksinë Anti Covid-19 është gati të testohet tek njeriu.


    Sipas këtij raportimi, janë 550 vullnetarë të shëndetshëm ku do të injektohet vaksina e re e zhvilluar nga kompania italiane Advent-Irbm me qendër në Pomezia së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit.

    Testimet do të fillojnë në fund të këtij muaji në Angli. Kjo u njoftua nga CEO Piero Di Lorenzo, shkruan ANSA.

    “Për ta bërë vaksinën të përdorshme, pritet që deri në shtator të testohet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe forcat e rendit”.

    “U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike tek njerëzit, në Angli – shpjegon Di Lorenzo për ANSA, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!