Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas prezantimit të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë në përpjekje për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se qeveri në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po e shkel Kushtetutën duke uzurpuar pushtetin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Haradinajt:
Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë.
Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin. Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cënuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut.
Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm.RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1714899088634498?__xts__%5B0%5D=68.ARBKUab6LpqDkcAdsax0rRHoms_ordoiLJNmWRpSyuF5x500eTiiSKV1W_ydEvh_BLJhDGdoxnyW3eU3YDe9oUjcxvcNTUVmuqQcOibRItk-mil7LTf_CCK4VzxtgYRA8QedrTQVMjoKk7TUT-1H5A1TEkF8Isg5KXW4MsLwElJfFVuJ8rxj4OtQ5XIRtk8qddV3S2XPys7Sjt5u4BPLlRovhXonEiyigH0kW4q-ZQ_k76J1II6TDnMGOKAzJutV1teh7QmCnd-lUOdTZlSnRpzCewxgguxXQ78seZaUCgkpevZ7oH1ECUu05_Ol8kFEBWK4uIYSNWzmMY10PdWKyQ&__tn__=-R