×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimi i naftës në Kosovë arrin rekordin më të ultë në 20 vjetët e fundit

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 23:47

    Si pasojë e pandemisë së koronavirusit çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.


    Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.

    “Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani, për Klan Kosovën.

    Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.

    Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve.

    Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.

    I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!