×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit për Kurtin: Edhe studentët e vitit të parë e dinë që ke shkelur kushtetutën

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 15:22

    Këshilltari i Presidentit të vendit Thaçim Thaçit, Adil Behramaj përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Kryeministrit në detyrë ku ky i fundit tha se nuk do e luaj rolin e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar ligjshmërinë e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes


    Behramaj ka thënë se edhe studentët e vitit të parë e dijnë që është shkelur mbrëmë Kushtetuta.

    “Sa po mundohem ta kursej, ky veç kur po shkreton. Për masat që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e ka shkelur Kushtetutën, po thotë që nuk është Gjykatë Kushtetuese që ta dijë nëse e ka shkelur. Kurse, për mandatarin, përveç që po interpreton në mënyrë meskine si një gjykatës amator, duke marrë vetëm çfarë i duhet nga Kushtetuta dhe anashkaluar çdo gjë që nuk i duhet, ai po mundohet edhe Kuvendit e Presidentit t’ua cenojë kompetencat kushtetuese. Plus me shpërfillje të hierarkisë dhe rendit kushtetues. Si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!