×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikoi përhapjen e koronavirusit nëpër burgje, suspendohet zyrtari korrektues

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 15:49

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka suspenduar përkohësisht nga puna zyrtarin korrektues H.V, teksa ky i fundit nuk i ka rrespektuar masat e distancës.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se i njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00).

    “Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!