Një 20 vjeçar në Adelaide të Australisë, ka fituar një lotari prej 3 milionë dollarësh, pak kohë pasi u përjashtua nga puna, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
20-vjeçari, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, do të marrë rreth 20,000 dollarë australian në muaj, përgjatë 20 viteve të ardhshme, shkruajnë mediet australiane
“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo lotari do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kohët e fundit kam humbur dhe punën time për shkak të virusit korona, kështu që fitimi i lotarisë më ka ndihmuar së tepërmi. Isha stresuar shumë kohët e fundit, por tashmë jam shumë i lumtur” u shpreh i riu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.