Deri sot 387 persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë, kjo pas 10 rasteve të reja që u konfirmuan mbrëmë.
E kjo rritje e numrit po cilësohet si diçka jo e mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar nga kosovarët të respektojnë masat e institucioneve gjegjëse.
“Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt në Twitter.
?? countries going through challenging times with lockdowns as everywhere around ?️. But shows #SocialDistancing works, also in ??. Rise of infection figures in #Kosovo not good. Everybody can show responsibility by abiding with safety measures. #StaySafe #preventcoronavirus
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) April 15, 2020
Deri tani në vendin tonë janë 8 viktima dhe 63 persona të shëruar. /Reporteri.net/.