×
  • Lajme
  • Botë

    Planetin tash e ‘sundojnë kafshët’ – në Afrikë pas izolimit luanët dremitën skaj rrugës

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 18:28

    Herët ose vonë kafshët do të vërenin se njerëzit ishin ‘zhdukur’.


    E luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut “Kruger”, kanë përfituar nga situata kur njerëzit janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre në kohë pandemie.

    Roja e parkut Richard Sowry, ishte jashtë në patrullë ditën e mërkurën kur ai pa një tufë luanësh duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e zënë me turistët.

    Por Kruger, si parqet e tjera të jetës së egër, është mbyllur që nga 25 mars si pjesë e bllokimit në përgjigje ndaj koronavirusit.

    Luanët zakonisht mund të shiheshin vetëm nga rojet e pyllit nëpër rrugë natën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!