ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz në harkun kohor të 3 ditëve, në 92 sulme gjithsej, si shenjë hakmarrëse, pas rënies së Kalifatit Islamik. Grupi terrorist tha se përdorte bomba vetëvrasëse, si dhe mina tokësore, pasi janë dëbuar nga Baghouz, Siri, muajin e kaluar.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthime në gjithsej 80 vende të botës, duke përfshirë një shpërthim në Kolomna, pranë Moskës. Grupi tha se ka ndërmarrë 14 sulme në Irak, dhjetëra në Siri, si dhe Afrikë, Somali, Afganistan, Libi, Egjipt dhe Kaukaz nga 8 deri në 10 prill, raportoi Times.
Por, ekspertët kanë thënë se disa sulme në Siri dhe në Irak mund të mos kenë lidhje me ISIS. Sulmet e rastësishme në Libi, Sinai dhe Siri megjithatë mund të jenë koordinuar nga grupi militant. Në Siri, ku grupi kishte qëndruar deri në 23 mars, luftëtarët vranë gjithashtu dy figura ushtarake kurde.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.