Koronavirusi duket se po shpërthen sërish në Kinë, aty ku ishte edhe zanafilla e tij në fund të muajit dhjetor.
BBC raporton sot se Kina ka raportuar numrin më të lartë të viktimave brenda 24 orëve të fundit.
Mësohet se janë regjistruar 1290 viktima dhe 351 raste të reja të infektuar me COVID-19, Brenda këtyre 24 orëve.
Ndërkohë, deri në tani në total në Kinë regjistrohen 82 692 të infektuar me koronavirus dhe 4632 viktima, ku siç raporton BBC, në Wuhan, që ishte dhe vatra më e nxehtë e shpërthimit të virusit, numri i vdekjeve është rritur me 45%.
Ashtu siç janë ngritur dyshime edhe më parë nga ekspertët, edhe BBC ngre pikëpyetje se Kina mund të ketë fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.