Shkalla e infeksioneve me koronavirus në Gjermani ka pësuar rënie të ndjeshme.
Pasi i ashtuquajturi numri i riprodhimit të bjerë nën një, epidemia zakonisht zhduket ngadalë.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), aktualisht Gjermania është në 0,7. Kjo do të thotë se 10 pacientë me koronavirus do të infektojnë vetëm shtatë persona të tjerë, duke çuar në një rënie të numrit të infeksioneve të reja të përditshme.
Megjithatë, RKI paralajmëroi se numri i parashikuar i rasteve veçanërisht te personat mbi 80 vjeç po rritet fuqishëm, gjë që ndoshta do të rezultojë në një rritje më të madhe të numrit të rasteve që kanë nevojë të shtrohen në spital dhe në kujdesin internsiv.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 4,093 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 138,135 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.