×
  • Lajme
  • Lajme

    15 rastet e dyshuara me coronavirus në Prizren, rezultojnë negative

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 22:41

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni kanë dalë negative.


    Ndryshe Haskuka ka treguar se sapo është njoftuar me lajmin e mirë se 15 persona që ishin dyshuar se kanë virusin, tashmë kanë rezultuar negativ.

    Haskuka shpreson se edhe në rastet e ardhshme të vazhdohet njejtë, shkruan Reporteri.net

    “Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social Facebook

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!