×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi, Kina i përgjigjet Trumpit: Shikoni punët tuaja

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 23:36

    Kina i është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u kërkuar të shikojnë punët e tyre, pasi shefi i Pentagonit akuzoi Pekinin për fshehje të informatave rreth pandemisë së koronavirusit.


    Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper tha se ai nuk beson se liderët kinez janë të sinqertë sa i përket krizës globale.

    Pekini sot dënoi komentet e Esper, duke i kërkuar Amerikës që të lë lojërat politike dhe të shpenzojë më shumë energji në menaxhimin e sëmundjes dhe ekonomi.

    Numri i viktimave nga covid-19 në Wuhan u rrit me 50%, pasi vendi filloi të raportojë shifrat e prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot, dhe ka pasur pasaktësi në raportim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!