Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të presë edhe pak në mënyrë që të mos e shkelë kushtetutën, duke kërkuar nga një parti tjetër emrin e mandatarit, e duke e kaluar partinë e parë.
“Unë mendoj se afati i Kurtit ende nuk ka kaluar, do duhej që presidenti të pres edhe ca që të mos e shkelë kushtetutën. Pa e marrë përgjigjen po vepron, kjo është shkelje”, është shprehur Baraliu.
Megjithatë, Baraliu tha se neni 82 është kompetencë e padiskutueshme e presidentit, por nuk e sheh të arsyeshme këtë opsion për shkak të pandemisë.
“Neni 82 i kushtetutës është kompetencë e padiskutueshme e presidentit. Por, a është e dobishme, jo në asnjë mënyrë për shkak të kohës së pandemisë”, shtoi Baraliu.
Kujtojmë se presidenti Thaçi sot i dërgoi edhe letrën e katërt duke ia kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, si kryetar i VV’së, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.