Autoritetet turke thonë se kanë sekuestruar një sasi prej 5 ton kanabis në ujërat ndërkombëtarët. Në një njoftim, ministria e Brendshme e Turqisë thotë se droga u sekuestrua në kuadër të operacionit të koduar “Bashkimi”, ku në pranga u vunë edhe 13 persona, raporton AA.
Zyra e Prokurorit Publik si pjesë e hetimit ka marrë informacionin se droga do të sillej në Turqi nëpërmjet detit.
Pas marrjes së informacionit autoritetet kundër drogës nisën ndjekjen teknike dhe fizike. Pas 4 mujash hetimi u arrit që të bëhej identifikimi i trafikantëve dhe lidhet e tyre me rrjetin e drogës.