×
  • Lajme
  • Lajme

    Enis Rama tregon si po e kalon kohën i mbyllur nga coronavirus

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 20:05

    Imami i xhamisë kryesore në Mitrovicë, Enis Rama, ka qenë i ftuar si mysafir i Reporteri.net, me të cilin është biseduar për gjendjen me coronavirus dhe impaktin e tij në jetën e myslimanëve.


    Rama ka treguar edhe vështirësitë që janë krijuar me izolimin nga kjo pandemi.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/178334876545889/

    I pyetur se si po e kalon kohën i mbyllur, Rama është përgjigjur: “Po, sikur e përmende është një gjendje e pazakonshme, mirëpo ne si njerëz, është e kërkuar nga ne që të përshtatemi e të adaptohemi. Dhe e mira është që edhe fetarisht ka hapësirë të mjaftueshme që ne të organizohemi brenda shtëpisë.

    Në anën tjetër tashmë është që të avancohen raportet sociale dhe familjare, por edhe njeriu t’i kthehet vetes nga kjo jetë dinamike dhe nga ai shpërthim i madh i aktiviteteve para kësaj pandemie.

    Kështu që, po gjendemi dhe nuk është keq, megjithatë është një ngarkesë tek njerëzit, mirëpo ata që kanë planifikime besoj që ia dalin më së miri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!