Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Syla ka numëruar disa suksese të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, sidomos arritjen e ndaljes së ndarjes së Kosovës.
Këto arritje, sipas Sylës, është duke tentuar Kurti që tash t’i shfaqë si të vetat. Syla e ka quajtur Kurtin “manipuluesi më i madh që populli e ka parë ndonjëherë”.
Postimi i plotë:
Për dy vite, Ramush Haradinaj, i vetëm, arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëj të vdekur. Ai për veprimet e tij u ndëshkua, duke pranuar ftesë nga Haga, edhe pse është i vetmi që dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare. Ramush Haradinaj kishte mjeshtërinë që edhe të realizojë qëllimet kombëtare, duke sakrifikuar veten, por duke mbajtur të mirëqenë raportin e shkëlqyer me Amerikën e aleatët e tjerë. Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete. Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.