Profesori universitar Flamur Maloku, i cili u bë pjesë e VV-së që para zgjedhjeve të fundit, ka kritikuar ashpër avokatin Besnik Berisha, i cili adresoi një varg kritikat ndaj partisë së Malokut.
Profesori ka kritikuar avokaitn për ofendime, e madje ia ka kujtuar edhe kohën kur ishte këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Maloku e ka pyetur Berishën se si e ka lejuar Mustafën të nënshkruajë “Zajednicën”, e cila më vonë doli se në disa pika është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ky është reagimi i plotë:
Besnik Berisha paska fyer rëndë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje!
“Mënyra si flet tregon shijen e zemrës”, kjo thënie për Besnikun tregon zemrën e tij të mbushur me urrejtje. Urrejtja, atij i buron thellë nga zemra. Edhe pse është i thirrur gjoja për “drejtësi”, ai është pozicionuar tashmë kundër një partie antikriminale.
Po çfarë na qenka drejtësia e këtij njeriu?
Sa ishte këshilltar i kryeministrit të Zajednicës në Kosovë, u larguan mbi 200 000 qytetarë nga Kosova (brenda pak javësh).
Në një emision të drejtpërdrejtë, në mënyrë raciste, Berisha fyeu një shtetas të huaj në kabinetin e z. Kurti, që kinse e ka këshilluar keq Kurtin për ta shkelur Kushtetutën.
Po ky si e ka lejuar kryeministrin e tij, z. Isa Mustafa, ta nënshkruajë Zajednicën?
A e ka ditur që është në kundërshtim me Kushtetutën?
Plani famëkeq u anulua nga Gjykata Kushtetuese.
Tipi tha se flokët dhe mjekra i janë thinjur nga leximi.
Çfarë ke lexuar ti?
Nuk ke çfarë të thuash për një njeri arrogant e egoist si Berisha. Paraqitja dhe fjalët e tij tregojnë qartë se në zemër ka mllef.
Sistemi i tij i korruptuar dhe i mbrojtur po nga vetë ai, tërësisht po mbaron.