Lidhur me vendimin e Qeverisë për pranimin e donacionit prej 1 mijë testeve ndaj koronavirusit nga Serbia, ka reaguar edhe juristi i njohur, Dastid Pallaska, i cili thotë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka shënuar edhe dy rekorde të reja si kryeministër në ikje.
Përmes një postimi në Facebook, Pallaska ka thënë se në një ditë të vetme Kurti ka shndërruar para arenës ndërkombëtare, kriminelin e luftës në një humanist me një veprim të vetëm, si dhe trajton aleatin dhe garantuesin kryesor të Kosovës, SHBA’të, si vend që ka qëllime të errëta për coptimin e vendit.
“Edhe dy “rekorde” të reja nga Kryeministri në ikje. Në arenën ndërkombëtare, shndërrimi i një krimineli të luftës në “humanist” me një veprim të vetëm.
Brenda vendit, trajtimi i aleatit dhe garantuesit kryesor të shtetit, ShBA-ve, si shtet që ka interesa/qëllime të errëta për copëtimin e vendit. E gjithë kjo në një ditë të vetme”, ka shkruar Pallaska.
Madje, ai tutje ka përfunduar duke thënë se nuk do të dihej se sa “rekorde” të tilla do të vendoseshin nga kryeministri Kurti për katër vite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.