×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burrë e grua, mjekë nga Shqipëria, ka 40 ditë që nuk i kanë parë fëmijët e tyre, pasi po luftojnë me coronavirusin

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 23:13

    Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur për një çift mjekësh që përballen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit në Spitalin Infektiv dhe që kanë 40 ditë që nuk kanë parë fëmijët e tyre.


    Sipas ministres, Manastirliu, Nevila dhe Arbën Gjermeni janë dy mjekë që i janë dedikuar me përkushtim punës për shërimin e pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm.

    “Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga covid-19 në spitalin infektiv.

    Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm.

    Krenare për mjekët!”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!