×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton masakrën e Makocit të Prishtinës: Kryesit e krimit nuk janë dënuar ende

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 10:38

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës të Makocit të Prishtinës.


    Ai thotë se edhe pas 21 vitesh ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    21 vjetori i masakrës në Makoc

    Forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar. Këtu po i shfaqim edhe dy fotografi të Ridvan Slivovës nga ajo kohë e ky vend.

    Me Këshilltarin tim politik, Shkëlzen Gashi, sot bëmë nderime dhe vendosëm lule të freskëta te Memoriali në Makoc.

    Dy fotot e para: Ridvan Slivova.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/852977605202125

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!