×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Kurti përçoi mesazh të keq kinse Kosova ka nevojë për Serbinë

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 10:56

    Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka kujtuar vitin 1989 kur Serbia ia kishte hequr autonominë Kosovës dhe kishte dërguar “ekspertë”, ndër ta edhe mjekë, për t’i “civilizuar” shqiptarët.


    Ai ka thënë se Serbia ka fituar shumë në skenën ndërkombëtare, sepse është treguar si shtet që kujdeset për të gjithë dhe se po e ndihmon Kosovën e shkatërruar nga lufta, ani pse luftën dhe gjenocidin e bëri vetë.

    Ndërsa, sipas tij, Kosova ka humbur shumë në skenën ndërkombëtare, sepse përçoi mesazh diplomatik që ka nevojë për Serbinë.

    Postimi i tij:

    Kur Serbia na kishte suprimuar autonominë më 1989 dhe kishte aneksuar Kosovën, këtë e kishte bërë me arsyetimin se po e ndihmonte popullsinë e pacivilizuar shqiptare që të civilizohej. Me këtë arsyetim kishte sjellë “ekspertë”, ndër ta edhe mjekë, që ta “qytetërojnë” Kosovën, përkundër që synim kishin që ta shteronin Kosovën. Me të njëjtin prizëm shikon e vepron edhe sot Serbia në raport me Kosovën. Nga ky prizëm i ka sjellë edhe mjekët e testet për virusin COVID-19.

    Serbia ka fituar shumë në skenën ndërkombëtare, sepse është treguar si shtet që kujdeset për të gjithë dhe se po e ndihmon Kosovën e shkatërruar nga lufta, ani pse luftën dhe gjenocidin e bëri vetë. Ndërsa, Kosova ka humbur shumë në skenën ndërkombëtare, sepse përçoi mesazh diplomatik që ka nevojë për Serbinë.

    Mbetet të shohim se çfarë do t’i kthejë Kurti si reciprocitet. Ndoshta ia blen Bernabiqit për transmetime live mbi 50 mijë “views” nga Azia dhe Afrika!

    https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158196457406670

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!