×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Për hir të gjyshërve e të fëmijëve jetohet pa smog dhe pa makina

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 15:00

    “Për hir të gjyshërve dhe fëmijëve jetohet edhe pa makina”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pas dy ditëve të dedikuara për të moshuarit dhe fëmijët.


    Të shtunën liri dalje kishin pensionistët, ndërsa sot nënat me fëmijët e tyre.

    Për kryeministrin Rama, do të ishte bukur sikur edhe pas kësaj situate e shtuna dhe e diela të ktheheshin në ditë vetëm për këmbësorët, nga muaji shtator deri në prill.

    “Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë më pas, të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa semaforë, pa bori e pa smog, të shtunave e të dielave në këtë vend me klimë të mrekullueshme, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!