Irani është bërë shteti i fundit që ka vendosur t’i lehtësojë kufizimet e marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Nga e hëna, tregjet e hapura dhe qendrat tregtare në këtë shtet do të hapen për shitësit dhe blerësit në këto hapësira të republikës islamike.
Disa dyqane u hapën të shtunën, por nga e hëna do të hapen edhe bizneset e konsideruara në grupin e rrezikut të mesëm. Vendimi erdhi pas rënies së numrit të viktimave të reja.
Irani është shteti më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste të sëmundjes së re në botë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, disa shtete evropiane dhe Koreja Jugore tashmë kanë vendosur që t’i largojnë disa masa të kufizimeve. Në Gjermani do të hapen dyqanet që kanë sipërfaqe deri në 800 metra katrorë, përfshirë dyqanet e veturave dhe biçikletave.
Dyqanet e kategorive të caktuara më parë janë hapur edhe në Itali dhe Austri, ndërsa Danimarka i ka hapur shkollat fillore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.