×
  • Lajme
  • Botë

    Në Itali, 433 persona të tjerë vdesin nga COVID-19, bie numri i të infektuarve

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 19:13

    Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar tashmë në 23.660, pasi edhe sot ky vend regjistroi 433 vdekje të reja në 24 orët e fundit, një shifër në rënie të lehtë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Mbrojtja Civile.


    Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit që nga shpërthimi në këtë vend më 21 shkurt është në 178.972.

    Gjithsej 3,047 infeksione të reja janë regjistruar në 24 orë e fundit, një shifër më e ulët se ditët e fundit.

    Ndërkohë, numri i të shtruarve në spital vazhdon të ulet. Përmirësohet gjithashtu gjendja e atyre që janë në kujdesin intensiv.

    Ndërsa 2.635 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke bërë që presioni në spitale të zvogëlohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!