×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Ky është vërtetimi që duhet të ketë çdo biznes që hapet nga nesër, si ta gjeni

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 21:24

    Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social një lajmërim për nevojën e një vërtetimi, që bizneset që do të happen nesër pas mëse një muaji mbyllur, do të duhet të kenë në ambientet e tyre.


    Vërtetimi mund të merret në e-albania, dhe mjafton të prokuroret vetëm një herë. Rama ka lajmëruar se kush nuk e ka vërtetimin do të ndëshkohet penalisht.

    Postimi i plotë: 

    GATI VËRTETIMI ONLINE NË ëëë.e-albania.al PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DUKE NISUR NGA JAVA QË VJEN (20 – 26 PRILL).

    KY VËRTETIM MERRET VETËM NJË HERË!

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/265778264444618/

    GATI VËRTETIMI ONLINE NË ëëë.e-albania.al PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DUKE NISUR NGA JAVA QË VJEN (20 – 26 PRILL).

    KY VËRTETIM MERRET VETËM NJË HERË!

    ? KUJDES!

    KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI.

    ? BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË ëëë.e-albania.al SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE

    * nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.
    Klikoni butonin Regjistro një biznes.
    Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

    Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

    Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

    Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

    Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

    Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!

    Përdorni ëëë.e-albania.al

    ? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!