×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja përsëri shënon rënie të viktimave të reja të coronavirusit

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 11:41

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 399 persona, 11 më pak se në ditën paraprake.


    Deri më tani, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Spanjë është 20,852. Ky shtet ndodhet në pozitën e tretë në botë në këtë aspekt pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

    Përpos të vdekurve, mbi 200 mijë spanjollë janë infektuar, ndërsa më shumë se 80 mijë për fat të mirë tashmë janë shëruar nga sëmundja e re, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Duke filluar nga 27 prilli, fëmijët nën moshën 12-vjeçare do të kenë të drejtë të dalin për lojë dhe ushtrime, ndonëse ka ankesa se fëmijët nga mosha 12 deri në 16-vjeçare janë lënë anash nga vendimi i qeverisë.
    Qeveria spanjolle pritet t’i propozojë BE-së që të krijohet një fond prej 1.5 trilionë eurove për t’i luftuar efektet negative të pandemisë dhe për ta rimëkëmbur ekonominë e vendeve anëtare.

    Spanja ka më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, ndërsa ndodhet në vendin e dytë pas Italisë me numrin e të vdekurve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!