53 pacientë me coronaviurs po trajtohen në Klinikën Infektive, teksa dy prej tyre po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila tha se 11 prej tyre janë me okisgjenoterapi ndërsa 2 persona janë të intubuar, shkruan Repotreri.net
“Në Klinikën Infektive janë 53 pacientë të spitalizuar, të gjithë me Covid- 19, gjendja e tyre është e mirë. Nga këta 53, 11 persona janë në okisgjenoterapi dhe 2 të tjerë janë të intubuar, të intubuar janë një grua shtatzënë dhe një tjetër person nga Prizreni”, u shpreh Ajazaj.
Ndër të tjera Ajaza ka theksuar se gjendja e gruas shtatzënë është stabile por nuk mund të flitet më shumë pasi është në intubim.
“Gjendja e gruas shtatzënë me parametra është stabil, por është e vështirë të definohet pasi që është e intubuar por parametrat janë stabil, edhe foshnja është një gjendje të mirë”, tha Ajazaj.