×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shërohet prej koronavirusit deputeti shqiptar

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 15:10

    Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi, ka rezultuar negativ në testet ndaj koronavirusit dhe kësisoj është rasti i radhës që shërohet nga sëmundja.


    Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar ka shkruar në rrjetin social se pas 27 ditësh në spitalin e infektivit do të mund të largohet i shëruar ng Covid-19. Por pritja e deputetit do të zgjatet disi pasi mjekët kanë vendosur ta çojnë në spitalin Sanatoriumit (i cili po ashtu trajton pacientë të Covid), pasi duhet të trajtohet për një ftohje ‘të lehtë në mushkëri’, siç njofton vetë deputeti.

    STATUSI:

    “Te dashur miq, Prej 27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.

    Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin” shkruan Adriatik Alimadhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!