Sot në mëngjes u kuptua se te zyrat e LDK’së ishin këputur kabllot e internetit dhe të kamerave të sigurisë së kësaj parite. Zyrtarët e kësaj partie këtë e cilësuan si sulm ndaj zyrave të tyre, por po del se e gjitha ishte vetëm aksident.
Banorët e lagjes ‘Qafa’ në Prishtinë, ku edhe janë të vendosura zyrat e LDK’së, pas daljes së lajmit për këtë rast, kanë forlur për Klan Kosova, duke thënë se janë ata që kanë këputur ato kabllo aksidentalisht gjatë pastrimit që kanë bërë në objekt.
Një banor i lagjes ka thënë se gjatë pastrimit ata kanë këputur ato kabllo pasi në objekt gjendja ka qenë shumë kaotike dhe nuk e kanë ditur se kanë bërë një veprim të tillë. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=5kd75TEl_bQ&feature=emb_title