Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve n më shumë se 265 milionë persona.
Në një deklaratë këtë të martë ata bëjnë thirrje që të merren masa të menjëhershme që ajo mos të bëhet realitet.
“COVID-19 është katastrofë për miliona persona që mbahen në fije të perit. Është një goditje e madhe për ata që kanë të ardhura vetëm sa të sigurojnë bukën e gojës” – shprehet kreu i ekonomisë së programit, Arif Husain.
Në të këtë raport të publikuar, shkruhej se në shumë shtete, personat që kanë vështirësi ekonomike të tejskajshme nuk do të mund t’i rezistojnë për shumë gjatë impaktit të pandemisë.
“Shumë shtete do të vendosen përballë një zgjedhje të vështirë, të shpëtojnë pacientët nga koronavirusi, apo të shpëtojnë të varfrit nga uria” – vijon Husain.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.