×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi fton partitë në zyrën e tij, takimi mbahet në orën 16:00

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 14:50

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pasdite pritet t’i ftojë në takim të përbashkët të gjithë liderët e partive parlamentare për konsultimin e fundit rreth vullnetit të tyre politik për Qeveri të re apo zgjedhje të reja.


    Sipas burimeve brenda Zyrës së Presidentit mësohet se tashmë janë duke u ftuar liderët e partive parlamentare për një takim të përbashkët përfundimtar me presidentin Thaçi.

    Ky takim pritet të ndodhë pas orës 16:00.

    Presidenca nuk ka dashur të flasë, duke thënë se do të njoftojë zyrtarisht.

    Kujtojmë se Thaçi sot i shkruajti sërish letër Kurtit, ku i tha se nuk e shfrytëzoi të drejtën për formimin e Qeverisë së re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!