×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja kërkon të mos rritet numri i ministrive, thotë të mbeten 15

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 15:27

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka bërë të ditur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se pranon të bëhet pjesë e një qeverie të re nën mandatin e kësaj të fundit.


    Është interesant fakti se AAK i kërkon LDK-së që numri i ministri të mbetet në 15, aq sa janë aktualisht në qeverinë në detyrë Kurti.

    “Ne e përkrahim një qeveri me njerëz kredibilë, figura të pastra, pa probleme me ligjin, me kompetenca të larta profesionale dhe me vullnet për punë ekipore, si dhe qëndrojmë në parimin e ruajtjes së numrit aktual të ministrive”, thuhet ndër të tjera në letrën që Haradinaj i ka dërguar Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    Por njëherit kreu i AAK-së i ka kërkuar Mustafës t’ia plotësohen disa kushte për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.

    Haradinaj kërkon rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që siç thotë të korrigjohen “gabimet serioze” në ndarjet selektive buxhetore dhe përfshirjen në investime kapitale të Autostradës së Anamoravës dhe asaj të Dukagjinit, si dhe përshpejtimin e punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Prishtinë-Pejë.

    Një tjetër kërkesë e ish-kryeministrit Haradinaj, në letrën që mban datën 20 prill 2020, është “përmbyllja e obligimeve të marra shtetërore par korrigjimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!