Presidenti Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.
Takimi mbahet për të biseduar lidhur me gjendjen politike, konkretisht çështjen e mandatarit pas refuzimit që VV t’ia dërgoi emrin
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët lejohen të qëndrojnë në hollin e Kuvendit. Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’iu dërgojë fotografi dhe pamje vizuale nga ky takim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Kujtojmë se Thaçi sot i shkruajti sërish letër Kurtit, ku i tha se nuk e shfrytëzoi të drejtën për formimin e Qeverisë së re. /Reporteri.net/.