Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigjur ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për takim konsultativ lidhur me gjendjen politike në vend.
Mustafa tashmë ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, aty ku do të zhvillohet takimi.
Ftesës së Thaçit ka konfirmuar se do ti përgjigjet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Takimi mes liderëve të partive politike dhe presidentit Thaçi që pritet të nis në orën 16:30, do të mbahet për biseduar lidhur me gjendjen politike, konkretisht çështjen e mandatarit pas refuzimit që VV t’ia dërgoi emrin.
Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ia ka dërguar edhe letrën e pestë kreut të VV-së, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka refuzuar ta dërgojë emrin e mandatarit. /Reporteri.net