Kryeministri në detyrë Albin Kurti do t’u drejtohet pas pak qytetarëve.
Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie.
Kurti do t’i drejtohet mediave në oborrin e Qeverisë së Kosovës, në orën 20:30, shkruan Reporteri.
Ndërsa, nuk është dhënë detaje se për çfarë është thirrur kjo konferencë.
Kujtojmë se gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi, ka mbledhur përfaqësuesit e partive për të diskutuar rreth zhvillimeve të ardhshme që e presin vendin.
Presidenti thotë se shumica parlamentare që mund ta formojë qeverinë, do ta ketë mandatarin. Ndërsa VV’së, Thaci i shkroi letër disa herë, por kryetari Albin Kurti, nuk ia ka dërguar deri tash emrin e mandatarit. Kjo e fundit paralajmëroi se çdo vendim për tia dhënë mandatarin ndonjë partie, përveç partisë së parë do ta dërgojnë në Kushtetuese. /Reporteri.net