×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta lëshojë karrigen e kryeministrit nëse formohet Qeveria e re? Kështu përgjigjet Kurti

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 21:11

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i presidentit Hashim Thaçi, që t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend është antikushtetues.


    Lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se çdo vendim të Thaçit në këtë drejtim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Reporteri.

    Por i pyetur se nëse vjen deri te krijimi i Qeverisë së re a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit, Kurti ka thënë  se zgjedhjet janë mundësia e vetme që të ketë qeveri të re.

    “Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Situata  aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve por sapo të krijohen kushtet pas tejkalimit të pandemisë. Dy herë kam kërkuar përgjigje me shkrim nga Thaçi, akoma nuk kam marrë. Nuk ka asgjë kushtetuese e legjitime në këso veprimesh të presidentit. Nuk ka ai kompetenca për këtë. Duke u munduar të na rrëzojë ne është duke e rrëzuar veten. I kanë mbetur edhe disa muaj mandat dhe po përpiqet ta kapë trenin e fundit. Por i ka ikur”, u shpreh ndër të tjera Kurti. /eporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!