Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nuk ka mohuar mundësinë që ai të jetë kryeministër i ardhshëm i qeverisë që po provohet të krijohet nga LDK-ja bashkë me AAK-në e NISMA-n.
Megjithatë, sipas Hazirit, së pari do të shqyrtohet kandidimi i kryetarit të partisë Isa Mustafa, pastaj vijnë opsionet tjera.
Sipas tij, kjo varet nese Mustafa e pranon një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.
Madje, Kryetari i Gjilanit e konsideron Mustafen si kandidat konsensual brenda partisë.
“Emri i LDK-së për kryeministër do të diskutohet në struktura të LDK-së. Emër i pa kontestuar është zotëri Isa Mustafa, nëse e pranon”, thotë ai në T7.
Tutje, ai thotë se Isa Mustafa, dy herë është tërhequr nga gara, duke iu dhënë mundësinë e kandidimit për kryeministër, përmes zgjedhjeve, një herë Avdullah Hotit e pastaj Vjosa Osmanit.
“Si duket ai është duke e parë mundësinë e emrit të tretë”, thotë ai duke mos mohuar se ky emër të jetë vetë Haziri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.