×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Albin Kurti e ka dhunuar politikisht Vjosa Osmanin

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 21:36

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e ka luftuar LDK-në dhe Vjosa Osmanin qysh gjatë zgjedhjeve.


    Madje, sipas Hazirit, edhe pse Kurti po mundohet ta shfrytëzojë figurën e Vjosa Osmanit, ai e ka rrezuar politikisht kryeparlamentaren Osmani.

    Shkon edhe me tutje sa thotë se Kurti e ka dhunuar politikisht Vjosa Osmanin, shkruan Reporteri.net.

    Këto deklarime Kryetari i Gjilanit i ka dhënë në T7.

    “Albin Kurti në mënyrë tinzare e ka luftu vetëm Vjosa Osmanin dhe LDK-në”.

    “Albin Kurti e ka rrëzu politikisht. E ka dhunu politikisht”, tha ai duke ju referuar bashkëpartiakës së tij Vjosa Osmani.

    “Albin Kurti 6 javë në zgjedhje ka punu me rrezu Vjosa Osmanin në LDK”, shtoi nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. /Reporteri.net/.

    Lutfi Haziri kryeministër i ardhshëm? Flet vetë nënkryetari i LDK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!