Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ai në politikë është futur për parime dhe për të treguar moral, andaj nuk do ta votoj një koalicion AAK-Nisma-LDK. Ai po ashtu tha se dy partite, VV dhe LDK, është dashur të lëshojnë pe per te mos rrene qeveria.
Sipas tij, Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve.
“A është dëgjuar zëri i kandidatës tonë për kryeministre, mendoj që kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK e ka një kandidat për kryeministër, është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj, por sidoqoftë Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, ka thënë ai.
Avdyli ka thënë se ka lobuar, dhe ka punuar që koalicioni LDK-VV të funksionojë.
“Kam punuar në këtë koalicion, punova që të ndodhte”, ka theksuar tutje ai.
“Një program një fletë që nxjerret para deputetëve nuk ka vlerë. Në politikë jam futur për parime dhe moral. Kjo mendoj se përfaqëson më së miri frymën demoraktike” , shton ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.